Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Çmimi i energjisë nuk është rritur që nga 2014”, Balluku flet për sfidat e këtij sektori

“Çmimi i energjisë nuk është rritur që nga
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin Edi Rama tha se që prej vitit 2014 çmimi i energjisë elektrike në vend nuk ka pasur rritje.

“Do të doja të ndalesha te çmimi i energjisë, te konsumatori familjar Kemi dëgjuar ditët e fundit të goditet politikisht çmimi, por do të doja t’i referoheshit kësaj tabele. Nuk ka pasur asnjë rritje sa i përket çmimit, nga 13.5, kemi zbritur në 9.5. Pavarësisht demonizimit që i bëhet këtij elementi, që është sensitive, do të doja ta pasqyronit pasi është fakt i pakontestueshëm”, tha Balluku.

Kjo e fundit shtoi se vendi po përballet me thatësira për të tretin vit radhazi, ndërsa theksoi se sfida e madhe në Shqipëri mbetet prodhimi.

“Prodhimi në Republikën e Shqipërisë mbetet një sfidë e madhe. Shpresojmë që gjatë ditëve në vazhdim të kemi reshje. Niveli do kërkojë një nivel të lartë reshjesh për t’u balancuar. Thatësira është në të gjithë rajonin. Detyrimi ndaj palëve të treta ka qenë 13.2 miliardë lekë dhe kemi mundur ta ulur në 3.1 miliardë lekë”, u shpreh Balluku.

 

Të fundit