Flash News

Ditari i Maxhorancës

Çmimi i energjisë, Rama-demokratëve: Efeket i tregut të lirë. Jeni mbeturina të Partisë së Punës

Çmimi i energjisë, Rama-demokratëve: Efeket i tregut të

Kryeministri Edi Rama foli në Kuvend për rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe iu përgjigj akuzave të opozitës. Ai iu drejtua Partisë Demokratike, duke i thënë se ka 8 vjet që merret me të njëjtën gjë.

Rama mohoi që Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë në rajon, ndërsa tha se shtrenjtimi varet nga tregjet globale.

Ai i ka quajtur demokratët "mbeturina" të Partisë së Punës. Kryeministri deklaroi se në kohën e qeverisë demokratike, çmimi ishte më i lartë, duke i kërkuar opozitës të mos bënte zhurmë për këtë çështje.

“Të përsërisësh të njëjtën gjë dhe të presësh një rezultat tjetër është tipar i mendjelehtësisë. U bë 8 vjet që përsëritni të njëjtën gjë dhe merrni të njëjtin rezultat dhe duke përsëritur po prapë të njëjtën gjë, do të merrni prapë të njëjtin rezultat.

Ju të dyja palët si pengu si pengmarrësi i thoni shqiptarëve që Shqipëria nuk ka lidhje me tregjet ndërkombëtare. Kur qeverisnit ju dilnit të blinit në tregjet ndërkombëtare? Ju i thoni shqiptarëve që fatura e energjisë është më e larta në rajon, është e pavërtetë. Në sistemin që ne kemi zgjedhur të jetojmë dhe që ju ishit pararoja, kemi nisur të kalojmë nga ekonomia e centralizuar e cila vendoste çmimet në një ekonomi të tregut të lirë. Rritja e çmimit në bursë e çfarëdo lloj malli, nuk pyet se Spanja ka më shumë dhe Shqipëria ka më pak.

Ju partia e qëndrës së djathtë, nëse dikush nuk ju njeh dhe ju shikon të flisni mendon se jeni mbeturina të Partisë së Punës. Më thoni me gjithë taksën e karbonit, a është më lirë nafta me ditën që ju latë qeverinë. Në vitin 2013  Dieseli ishte 182 lekë benzina 176 lekë. Shkoni merreni tabelën. Sa e blenin shqiptarët kur ju ishit në qeveri dieselin dhe benzinën?”- tha Rama.

 

Të fundit