Flash News

Ditari i Maxhorancës

Çmimi i Nanos presidenca? Rama: E kam aset, kemi marrëdhënie shumë të bukur

Çmimi i Nanos presidenca? Rama: E kam aset, kemi marrëdhënie
Edi Rama, Fatos Nano

I pyetur për raportin me parardhësin e tij, Fatos Nano dhe për faktin se mund të jetë një nga kandidatët për President, kryeministri Edi Rama tha se ka një marrëdhënie të bukur.  

Ai la të kuptohet se në marrëdhënien e tyre nuk ka çështje interesi pasi siç theksoi Nano është larguar vetë nga “tavolina e shahut”.

Rama e quajti Nanon “një pikë referimi” dhe aset teksa tha se kërkon opinionet e tij.

“Ajo që mund të them që unë me Fatos Nanon kam një marrëdhënie shumë të bukur sot. Sepse nuk ka në mes asnjë interferencë nga loja e shahut politik mes aktorëve. Ai me vullnetin e tij është çuar nga tavolina e shahut dhe ka zgjedhur të hiqet me një dorëheqje pas një fushate elektorale.

Dhe për mua Fatos Nano është një pikë referimi në sensin që ka qenë këtu ku jam unë. Duke qenë i zhveshur nga interesat dhe dinamikat e brendshme ka të gjithë jo vetëm eksperiencën por edhe qetësinë për të më dhënë opinionet e duhura kur ia kërkoj.

Jam unë që kërkoj opinionet e tij, nuk është ai që më ofrohet. Unë e kam, është një aset, është fat dhe kënaqësi që në këtë detyrë të komunikosh me ata që e kanë pasur këtë detyrë përpara”, deklaroi Rama.

Të fundit