Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mimi Kodheli zgjidhet kryetare e Grupit Parlamentar Socialist në Asamblenë e NATO-s

Mimi Kodheli zgjidhet kryetare e Grupit Parlamentar Socialist në

Deputetja Mimi Kodheli zgjidhet kryetare e Grupit Parlamentar Socialist brenda Asamblesë Parlamentare të NATO-s, pas një votimi në mënyrë unanime.

“Falënderoj të gjithë anëtarët e Grupit Socialist të Asamblesë NATO, për besimin, mbështetjen dhe votimin unanim në zgjedhjen time si Kryetare të Grupit Socialist të kësaj Asambleje.

Është për herë të parë që një përfaqësues i Shqipërisë kryeson një prej 3 grupeve parlamentare, brenda Asamblesë NATO”, shkruan Kodheli në Facebook.

Në fokus të këtij sesioni që ishte parashikuar të mbahej në Kiev është duke u diskutuar situata në Ukrainë, masat konkrete që janë adaptuar nga Aleanca dhe përgjigja ndaj agresionit rus. Ndërkohë në Vilnius të Lituanisë po mbahet Sesioni i Pranverës së Asamblesë Parlamentare të NATO.

 

Të fundit