Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mimikat gjatë fjalimit të Xhaçkës, Braçe: U bezdisa nga kamerat, nuk doja vëmendje

Mimikat gjatë fjalimit të Xhaçkës, Braçe: U bezdisa

Gjatë mbylljes së fushatës elektorale, Erion Braçe u bë viral me mimikat që bëri gjatë fjalimit të Olta Xhaçkës, që u duk se nuk po e duronte dot.

Në “Shqipëria Live” në Top Channel, ai është shprehur se nuk i ka pasur mimikat për fjalimin e ish-ministres, po sipas tij, ishin kamerat që po e bezdisnin.

Madje, Braçe thotë se nuk e donte vëmendjen, që sipas tij, kamerat ia kishin dhënë gjatë gjithë fushatës.

“Më erdhi kamera dhe nuk e doja. Nuk e doja fare vëmendje. Nuk u bezdisa nga fjalia ‘e duam Shqipërinë si gjithë Europa’. E kisha me vëmendjen, nuk e doja. Kisha marrë vëmendje gjatë gjithë fushatës, nuk më duhej atë ditë. Me Oltën kam folur vetëm dje, kishte një shqetësim me një procesverbal”, tha Braçe.

Të fundit