Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ministrat e Bujqësisë së Evropës Juglindore mblidhen në Tiranë, Shqipëria merr presidencën e radhës së SWG-së

Ministrat e Bujqësisë së Evropës Juglindore mblidhen në

Ministrat e Bujqësisë së Evropës Juglindore janë mbledhur në Tiranë, në kuadër të marrjes së Presidencës së SWG-së (Grupit Rajonal për Zhvillimin Rural në Evropën Juglindore) për vitin 2022 nga Shqipëria.

Ministrat shprehën vullnetin për forcimin e bashkëpunimit mes vendeve, jo vetëm në hartimin e strategjive rajonale, por edhe në krijimin e mekanizmave të duhur administrativ dhe financiar, për të zhvilluar më tej hapësirën rurale.

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca i njohu ministrat me objektivat e Shqipërisë për presidencën, duke theksuar prioritetet si Agjenda e Gjelbër, bashkëpunimi Rajonal dhe Evropian, bashkëpunimi ndërkufitar, si dhe përfshirja e të rinjve dhe grave në sipërmarrje.

Ata diskutuan dhe për aplikimin e teknologjisë, duke e vlerësuar si të ardhmen e bujqësisë dhe zhvillimit rural në të gjitha vendet.

Të fundit