Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ministrat në 'filtër', Rama mbledh kabinetin qeveritar

Ministrat në 'filtër', Rama mbledh kabinetin qeveritar

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm kabinetin qeveritar. Mbledhja ka nisur në orën 09.30 dhe po zhvillohet te "Vila 30" në ish-bllok.

Fokusi i këtij takimi është një bilanc i punës 100-ditore, një takim tradicional ku prej 2013-s, secili prej vartësve të tij paraqet objektivat e realizuar dhe ato që ka në plan.

Një pjesë të diskutimit sipas informacioneve që qarkullojnë në media do të zënë pandemia dhe rindërtimi, megjithatë mbetet për t'u parë se çfarë do të prodhojë mbledhja e sotme. Në zgjedhjet e 25 prillit, socialistët fituan mandatin e tretë, duke krijuar një precedent të ri.

Kabineti i mandatit të tretë qeverisës të socialistëve nisi punën në 18 shtator. Qeveria "Rama 3" përbëhet nga 15 ministri, nga të cilët 4 ministra pa portofol. 12 ministra janë gra dhe 3 burra.

 

Të fundit