Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ministri i Brendshëm pas largimit të Lleshajt? Taulant Balla kandidati më potencial

Ministri i Brendshëm pas largimit të Lleshajt? Taulant Balla kandidati

Pas dorëzimit të dorëheqjes së Sandër Lleshajt si ministër i Punëve të Brendshme, kanë nisur lëvizjet e para në PS për zëvendësimin e tij.

Dje, kryeministri Edi Rama pati një takim me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, pas largimit të Lleshajt për shkak të protestave për vrasjen e Klodian Rashës nga një polic i Shqiponjave.

Gazeta Panorama shkruan se numri dy i PS, Taulant Balla është kandidati më potencial për këtë post. Balla në PS nuk ka në CV një përvojë ekzekutive duke e bërë atë më pak të atakueshëm për menaxhimin e fondeve publike apo tenderimeve.

Në radhët e PS janë përfolur edhe emra të tjerë si sekretari organizativ në PS, Arben Pëllumbi, apo ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe në vend të saj të kalojë Damian Gjiknuri.

Megjithatë, emri i ri pritet të bëhet publik në fillim të javës së ardhshme pas qetësimit të valës së protestave.

Të fundit