Flash News
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, mes tyre një shqiptar
Tragjedi në Turqi/ Zjarr në një hotel në Kartalkaya, 10 viktima dhe 32 të plagosur
Miliarderët e teknologjisë që morën pjesë në inaugurimit e Donald Trump
SPAK, ende në kërkim të parave të ‘incineratorit fantazmë’ të Tiranës
Trump shpall në minutat e tij të para në detyrë një "emergjencë kombëtare"
Ministri i Brendshëm: Propaganda ruse në Shqipëri bëhet në gjuhën serbe
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka ngritur alarmin se dezinformimi përmes mediave online i ndikuar nga propaganda ruse ka arritur të depërtojë deri në Shqipëri. Gjatë raportimit në Komisionin kundër dezinformimit, drejtuar nga deputeti socialist, Erion Braçe, Hoxha tha se 90% e propagandës ruse dhe e këtyre fushatave bëhet në gjuhën serbe.
“90% e propagandës ruse dhe e këtyre fushatave bëhet në gjuhën serbe. Duhet theksuar fakti se Shqipëria është më pak e prekura dhe më pak e ndikuar nga kjo fushatë hibride e Rusisë dhe e satelitëve të saj në rajon. Kohët e fundit, vlerësohet se infrastrukturës dezinformuese ruse në rajon, i janë shtuar portale edhe në gjuhën shqipe. Këto vazhdojnë të kenë një shikueshmëri dhe lexueshmëri të kufizuar dhe një numër të vogël klikimesh”, tha Hoxha.
“Shqipëria si vend i ndërvarur nga zhvillimet ekonomike, rajonale e globale dhe duke qenë anëtar i NATO dhe kandidat për në BE, e konsideron aftësinë për të parandaluar, kundërshtuar e për t’iu përgjigjur sulmeve hibride si prioritet madhor me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë kombëtare, kohezionin social dhe garantimin e vazhdimësisë së të gjitha shërbimeve të sigurisë kombëtare”, shtoi Hoxha.