Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ministri i Drejtësisë padi në SPAK për 21 Janarin

Ministri i Drejtësisë padi në SPAK për 21 Janarin

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) një kallëzimin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-Ministrit të Brendshëm Lulzim Basha dhe Ndrea Prendit, komandanti i atëhershëm i Gardës së Republikës për çështjen e 21 janarit.

Në kallëzimin që mban emrin e Manjës, Berisha Basha e Prendi akuzohen për vrasje dhe shpërdorim detyre.

Ministri përsëriti thirrjen që SPAK të marrë nën administrim audion që thuhet se pasqyron komunikimin në Gardën e Republikës pak para se të bëheshin vrasjet e 21 janarit 2011.

Ministri i Drejtësisë padi në SPAK për 21 Janarin

Më herët, Prokuroria e Tiranës njoftoi se ka nisur verifikimin e audio-përgjimeve të publikuara nga gazetari Artan Hoxha lidhur me tragjedinë ku mbetën të vrarë 4 protestues. 

Prokuroria bëri me dije se ka urdhëruar Policinë e Shtetit që ta sekuestrojë materialin e publikuar ku dëgjohet biseda mes Ndrea Prendit, komandanti i atëhershëm i Gardës së Republikës, me vartësit e tij, të cilët qëlluan drejt protestuesve në 21 janar para kryeministrisë. Në pyetje po merret dhe vetë gazetari. 

Të fundit