Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ministri i Drejtësisë paralajmëron: Të dënuar të tjerë do futen në regjimin ‘41 biss’

Ministri i Drejtësisë paralajmëron: Të dënuar të
Foto Ilustruese

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka paralajmëruar se personazhe të tjerë të botës ë krimit,do të izolohen në regjimin ’41 biss’.

Në një trajnim me OSBE mbi të drejtat e njeriut për policët e burgjeve që ushtrojnë detyrën në regjimin e posatshëm Manja tha se vetëm në nëntor janë 4 të dënuar me lidhje me krimin e organizuar që janë vendosur në 41 biss ndërsa me agjencitë ligj-zbatuese po vlerësohen rrezikshmëria e disa të dënuarve të tjerë.

Manja tha gjithashtu se regjimi i ashpër po funksionon për të ndërprerë komandimin e “ushtarëve” për të kryer krime me urdhra nga burgu.

Aktualisht në regjimin 41 bis janë izoluar 8 të dënuar Aleksandër Llanaj, Fatmir Pjetri, Redjan Rahja, Arbër Çekaj, Arbjon Aliko, Emiljano Shullazi, Endrit Qyqja dhe Genci Balla.

 

Të fundit