Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ministri i Financave paralajmëron shtrenjtimin e pronave në bregdet: Do të rishikohet çmimi i referencës

Ministri i Financave paralajmëron shtrenjtimin e pronave në bregdet:

Ministri i Financave, Ervin Mete, ka paralajmëruar shtrenjtimin e pronave në bregdet.

Nga konferenca që zhvilloi sot, Mete tha se do të bëhet një rishikim i çmimeve të referencës, në kuadër të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Ministri tha se pas rishikimit do të reflektohet rritja e çmimit të pronave në këto zona.

“Në kuadër të ligjit ‘Për tatimin mbi të ardhurat’ është hartuar edhe udhëzimi i ri, lidhur me taksimin e kalimit të pronësisë, ku kemi gjetur me vend të vendosim një rregull të ri, në bazë të të cilit çmimet e referencës do të amortizohen me 1% në vit në varësi të moshës së ndërtesës.

Gjatë këtij viti, do të ketë një rishikim të çmimeve të referencës edhe në bregdet, me ndarje zonash të caktuara, që do të reflektojnë rritjen e çmimeve në këto zona”, tha Mete.

Të fundit