Flash News

Ditari i Opozitës

Ministri i LSI-së firmosi për inceneratorët, Kryemadhi: Është larguar për këtë arsye, marrëdhënia e ministrave me strukturat ka qenë zero

Ministri i LSI-së firmosi për inceneratorët, Kryemadhi:

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh se partia që ajo drejton nuk ka lidhje me çështjen e inceneratorëve, edhe pse një ish-ministër i kësaj partie ka firmosur ndërtimin e tij.

Ajo tha për "Opinion" se ai është larguar për këtë arsye dhe se partia nuk ndërhynte në punën e ministrave të saj.

"Ai ish-ministër është larguar për shkak të sulmit dhe moskopromisit lidhur me abuzimin në çështjen e inceneratorëve. Marrëdhënia e ministrave të LSI me strukturat ka qenë zero. Është çështje pavarësie nga struktura e partisë", deklaroi Kryemadhi.

Të fundit