Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ministri i Mbrojtjes flet nga Delvina: Priten orë të vështira me zjarret

Ministri i Mbrojtjes flet nga Delvina: Priten orë të vështira me

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka folur nga Delvina lidhur me situatën e krijuar nga zjarret në atë zonë.

“Prej disa orësh kemi nisur evakuimin e tre fshatrave dhe janë angazhuar të gjitha forcat për të kufizuar vatrat e zjarrit. Kemi të pranishme edhe Urgjencën Kombëtare dhe stafin e Bashkisë Delvinë, që kanë bërë një punë heroike, në mënyrë që evakuimi i banorëve të shkojë pa probleme”, tha Vengu në A2 CNN.

“Do jenë orë të vështira, temperaturat do jenë ekstreme edhe nesër… Të gjitha përpjekjet tona janë fillimisht për zonat e banuara dhe më pas parqet e mbrojtura. Duhet të vijojmë me vigjilencë maksimale. Ne e kishim paralajmëruar një situatë të tillë dhe prandaj ka pasur edhe reagim në kohë”, shtoi ministri i Mbrojtjes. 

Të fundit