Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Ministri Manja: Kush janë zyrtarët që do të përfitonin nga Amnistia Penale
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka reaguar pas akuzave të opozitës se ndryshimet në projektligjin për amnistinë penale janë bërë për të amistuar zyrtarët e lartë të korruptuar.
Në Reporter tv,Manja sqaroi se nuk bëhet fjalë për zyrtarë të lartë që përfitojnë nga kjo amnisti duke theksuar se projektligji mund të përfshijë vetëm 3 apo 4 raste zyrtarësh të ulët apo të mesëm që gjithsesi do të përfundonin dënimin e tyre në qershor.
“Janë 3 apo 4 raste zyrtarësh të ulët e të mesëm që edhe nëse nuk përfitojnë nga amnistia në qershor lirohen sepse përfundojnë dënimin.
Absolutisht asnjë zyrtar i lartë i dënuar nga GJKKO nuk përfiton nga kjo amnisti. Amendamenti u jep mundësinë të uljes nga dënimi 1 vit burrave dhe 1 vit e gjysmë grave. Nuk përfitojnë nga amnistia të dënuarit nga GJKKO për korrupsion apo krim të organizuar. ”- tha Manja.