Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ministri ‘surprizohet’ nga çmimi i naftës: Duhet verifikuar

Ministri ‘surprizohet’ nga çmimi i naftës: Duhet

Rritja e menjëhershme e çmimit të naftës duket se ka zënë në befasi edhe Ministrin e Bujqësisë, Enkelejd Musabelliu, i cili e cilësoi situatën si “surprizë”, pavarësisht ekzistencës së mekanizmave monitorues.

Në një dalje televizive, Musabelliu theksoi se funksionon një task-forcë mes doganave dhe tatimeve që ndjek në kohë reale çmimin e naftës, nga importi deri te shitja me pakicë, përfshirë edhe taksat si akciza.

Megjithatë, pavarësisht këtij “monitorimi”, ministri pranoi se çmimi i raportuar vetëm pak orë më parë ishte 200 lekë/litër, ndërsa zhvillimet e fundit kërkojnë verifikim.

“Edhe për mua ishte surprizë sepse është një task-forcë që po punon mes doganave e tatimeve që monitoron çmimin e naftës që vjen në Shqipëri dhe çmimin që shitet pasi janë aplikuar edhe taksat apo tarifat e tjera, sic është akciza. Njëkohësisht me këtë, është ngritur një mekanizëm që bën të mundur të ketë shkëmbim informacioni në kohë reale sa u përket çmimeve të shitjes me pakicë. Çmimi maksimal që është raportuar para 2-3 orësh ka qenë 200 lekë/litër. Duhet verifikuar”, tha Musabelliu.

Të fundit