Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ministria e Brendshme e pranon: Grupet shqiptare po përdorin një rrugë tjetër për trafikun drejt Anglisë

Ministria e Brendshme e pranon: Grupet shqiptare po përdorin një

Prej muajsh, mediat britanike i janë referuar shqiptarëve të cilët emigrojnë në rrugë ilegale për të mbërritur në Britaninë e Madhe. Pjesa më e madhe e emigrantëve të paligjshëm në Britani, sipas të dhënave nga autoritetet vendase, janë shqiptarë.

Zv.ministri i Brendshëm Andi Mahila pranoi në Komisionin për Çështjet Ligjore se shqiptarët janë duke përdorur një rrugë të re për të kaluar nga Irlanda e Veriut. I pyetur nga deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, nëse qeveria kishte informacion për diçka të tillë, Mahila pohoi se ishin në dijeni, madje saktësoi edhe shifrën e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë teksa iu referua britanikëve.

“Për saktësi, deklaratat e politikanëve anglezë apo ato që media britanike ka nxjerrë bën fjalë për 4 nga 10, jo 6 në 10 që dhe ajo është kundërshtuar po prapë nga ta. Një herë u tha 40% pastaj kaloi në 17%. Por natyrisht për pjesën e shfrytëzimit të një linje tjetër nga Irlanda e Veriut, patjetër që kemi informacion. Jemi në dijeni, kjo është lufta ndaj bëhet dhe bashkëpunimi i strukturave, shteteve

Kjo marrëveshje është një nga këto format. Probleme me BE po të ishte numri zero do ishte më e mira e mundshme, nuk është. Parë nga një këndvështrim krijon shqetësim por dhe strukturat përgjegjëse në shtet e BE, në Francë, Gjermani, të cilët janë të ligjshëm mbase në momentin në BE, veprimi i kalimit të La Mansh i bën të paligjshëm.

Ka shumë prej tyre që janë të rregullt në BE, pra nuk përbën problem për BE në këtë moment por kalimi i La Manshit përbën problem.

Trajtimi i mirgacionit të paligjshëm është objekt i punës dhe i organeve të vendeve të BE. Nuk është fenomen i panjohur dhe krijon shqetësim deri në atë fazë se si të përballohet por jo të kalojë në një diskutim… të paktën deri në këto momente. Kur shtetet e BE shikojnë që Shqipëria, institucionet janë të angazhuara plotësisht për minimizimin e burimit të këtij migracioni të paligjshëm, kjo nuk është se kalon në atë shqetësimin që të bëhet shkaktar për mosavancimin e vendit në BE”, tha Mahila.

 

Të fundit