Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ministria e Jashtme italiane jep detajet për telefonatën Rama-Di Maio, zbardhen temat e bisedës

Ministria e Jashtme italiane jep detajet për telefonatën Rama-Di Maio,
Telefonata Rama-Di Maio

Pas njoftimit të kryeministrit Rama se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me Luigi Di Maio-n, ministria e Jashte e Italisë ka dhënë detaje për këtë komunikim.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në Twitter, bëhet me dije se temat e bisedës mes Ramës dhe ministrit të Jashtëm italian, ishin lufta ndaj COVID-19 dhe bashkëpunimi dypalësh.

Gjithashtu, është diskutuar për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian si dhe presidencën e OSBE-së nga ana e Tiranës.

Njoftimi nga Ministria e Jashtme e Italisë:

Itali-Shqipëri: Bisedë telefonike midis Di Maio-s dhe kryeministrit Rama

Romë, 13 nëntor – (Nova) – Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio pati një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Siç bën me dije Ministria italiane e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit Ndërkombëtar, nëpërmjet profilit të saj Tëitter, tema të bisedës qenë lufta ndaj Covid-19, bashkëpunimi dypalësh midis Italisë dhe Shqipërisë, integrimi i Tiranës në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimi në kuadër të presidencës shqiptare të OSBE-së.

Të fundit