Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ministria e Jashtme njoftim për qytetarët që do të udhëtojnë drejt Italisë, çfarë duhet të kenë parasysh nga sot

Ministria e Jashtme njoftim për qytetarët që do të

Ministria e Jashtme ka nxjerrë një njoftim për qytetarët që do të udhëtojnë drejt Italisë. Ajo iu bën me dije shqiptarëve që do të shkojnë drejt shtetit fqinjë që duke nisur nga sot e deri më 25 tetor, çdo qytetar duhet të paraqesë:

-Çertifikatën e gjelbër Covid-19 që vërteton vaksinimin e plotë

-Test molekular PCR ose antigjenik, kryer brenda 72 orëve para nisjes. Fëmijët nën moshën 6 vjeç përjashtohen nga testimi molekular ose antigjen.

-Formularin PLF

Ministria bën me dije se çertifikata mund të jetë në formë dixhitale ose e printuar. Gjithashtu shton se shteti italian njeh vetëm vaksinat e autorizuara nga EMA: Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca, Jonhson & Johnson.

Ndërkohë në Shqipëri është aplikuar edhe vaksina ruse e kineze. Qytetarët që kanë marrë këto vaksina nuk mund të shkojnë në shtetin fqinjë.

Të fundit