Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ministria e Mbrojtjes: Dy helikopterë amerikanë ‘BlackHawk’ do të shtohen në arsenalin e Forcave të Armatosura

Ministria e Mbrojtjes: Dy helikopterë amerikanë

Dy helikopterë BlackHawk do të shtohen në arsenalin e Forcave të Armatosura në fund të këtij muaji.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një postim në Facebook.

Dy helikopterë BlackHaëk do të shtohen në arsenalin e Forcave të Armatosura në fund të këtij muaji.

Një investim i madh dhe një hap i rëndësishëm që do të na japë fuqinë dhe përkushtimin e nevojshëm për të përmbushur misionet taktike dhe operacionet e emergjencave me më shumë efikasitet dhe siguri.

Ky lajm i shumëpritur në këtë fillimvit, në bashkëpunim me partnerin dhe aleatin tonë strategjik SHBA është një shenjë e qartë se vendi ynë po investon në forcën dhe sigurinë e tij, duke e bërë Shqipërinë një vend më të sigurt dhe të përgatitur për sfidat e ardhshme”, shkruan Peleshi në rrjetet sociale.

 

Të fundit