Flash News
Abuzimi me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon një vit burg Sonila Qaton
Parandalohet një ngjarje kriminale në Durrës, arrestohen tre persona me armë dhe automjete të blinduara
Përfshihet nga flakët qendra tregtare në Vorë
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, mes tyre një shqiptar
Tragjedi në Turqi/ Zjarr në një hotel në Kartalkaya, 10 viktima dhe 32 të plagosur
Ministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK, pyetet për inceneratorin e Tiranës
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme.
Sipas News 24 ajo po merret në pyetje për inceneratorin e Tiranës pasi është thirrur nga Prokurori Dritan Prenci.
Sakaq, kujtojmë se vartës të saj të rëndësishëm ose janë në burg ose janë nën hetim për abuzimet me tenderat dhe fondet publike, mes tyre ish kreu i ARRSH, Evis Berberi.
Po ashtu, në lidhje me inceneratorin e Tiranës, Belinda Balluku përmes një shkrese me datë 10 korrik 2023, iu drejtua kryebashkiakut Erion Veliaj ku i thotë shprehimisht se dy anëtarët e Bashkisë Tiranë në Njësinë e Zbatimit të Projektit (NJZP), kanë bllokuar prej më shumë se dy vitesh punën e kësaj strukture.
Kujtojmë se Belinda Balluku është thirrur dhe ka dhënë dëshminë e saj edhe në komisionin hetimor parlamentar për inceneratorët të ngritur nga Kuvendi me kërkesë të opozitës.
Si drejtuese e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, pasardhëse e Gjiknurit, Belinda Balluku mban përgjegjësi edhe për pagesat ndaj inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit.