Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ministrja e Ramës e pranon: Në Shqipëri s'ka pista të mirëfillta vrapimi, kjo nuk është e pavërtetë

Ministrja e Ramës e pranon: Në Shqipëri s'ka pista të

Luiza Gega u shpall tre ditë më parë kampione Evrope në 3 mijë metra me pengesa. Në nder të medaljes së artë që sportistja fitoi, qeveria organizoi sot një ceremoni për Gegën.

Megjithatë, të shumta kanë qenë kritikat në media, nisur nga fakti se nderimet që qeveria i bëri sot Gegës, shumëzohen me zero kur bie fjala te ndihma dhe mbështetja që i kanë dhënë sportistes e cila nuk ka asnjë fushë ku të vrapojë për t’u përgatitur për gara.

Në konferencën për shtyp që u mbajt në ambientet e brendshme të Kryeministrisë, ku foli edhe sportistja, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi, ka pranuar se në Shqipëri nuk ka pista të mirëfillta vrapimi.

Muzhaqi tha një fakt i tillë është i vërtetë, por nuk harroi të premtojë se shkollave e gjimnazeve do t’i shtohen shumë shpejt fushat sportive.

“Në Shqipëri s'ka pista të mirëfillta vrapimi. Qyteti ynë s'ka shtigje për të vrapuar, shkolla ime s'ka oborr për të vrapuar, asnjëra nga këto nuk është e pavërtetë, por që këtu në Shqipëri kemi kampione Europiane të vrapimit është mëse e vërtetë. Çdo fushë e çdo palestër do të gumëzhijë nga ndeshjet sportive të shkollave gjimnazeve dhe universiteteve dhe aktiviteti fizik shkollor do të nisë një epokë të re”, u shpreh Muzhaqi.

Të fundit