Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ministrja Frida Krifca ‘godet’ sërish: Program falas online për fermerët që të mësojnë si të punojnë tokën

Ministrja Frida Krifca ‘godet’ sërish: Program falas online

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca “godet” sërish. Pas deklaratës për ngritjen e ‘Akademisë së Barinjve’, ministrja do t’u vijë në ndihmë tanimë edhe fermerëve, duke ju ofruar një program online për të mësuar si të punojnë tokën.

Gjatë fjalës që mbajti në Kuvend, ministrja thotë se ky program për më tepër është falas.

“Për rritjen e efektivitetit të përdorimit të tokës bujqësore, kemi ngritur programin e menaxhimit të qëndrueshëm të tokës.

Kemi ndërtuar një sistem me të dhëna kadastrale të cilësisë së përdorimit të tokës, program që do të mundësojë fermerë akses online të të dhënave dhe tipeve të tokës, kulturave dhe përshtatshmërinë bujqësore që është më e udhës të kultivohen me bazën e të dhënave për në nivel parcele.

Ofrojmë informacion shtesë për të gjithë fermerët, i cili do të jetë falas, për sipërmarrësit që duan të investojnë në bujqësi dhe të kulturave më të përshtatshme që duhet të kultivojnë në tokën e tyre.

Fermeri merr informacion për cilësinë e tokës ku do të dojë të ndërtojë fermën e tij”, deklaroi ministrja.

 

Të fundit