Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ministrja Ibrahimaj: Ekonomia ka pësuar rritje, inflacioni më i ulëti në Rajon

Ministrja Ibrahimaj: Ekonomia ka pësuar rritje, inflacioni më i

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka bërë publik treguesit makroekonomike dhe financiare në vendin tonë gjatë muajve të fundit.

Në një dalje për mediat, ministrja thotë se ekonomia në vendin tonë ka pasur performancë pozitive dhe se inflacioni është më i ulëti në rajon.

“Ekonomia është ndikuar nga agresioni rus që ka prekur zinxhirët e ekonomisë, në tregti si dhe në rritjen e inflacionit. Nga të dhënat që kemi na është treguar se ka pasur rritje ekonomike në tremujorin e dytë dhe të tretë.

Kjo rritje na ka shtyrë për të mbështetur rritjen e konsumit. Ndërthurja e të gjitha politikave së bashku me mbështetjen ka sjellë që deri tani ekonomia shqiptare t ë ketë një performancë pozitive dh inflacioni të jetë i kontrolluar. Inflacioni në Shqipëri është ndjeshëm më ulët se vendet e Rajonit. Në 7 mujorin e parë të vitit inflacioni ka qenë 5.3%.

Shqipëria me një inflacion 7.5% në muajin korrik është ndjeshëm më ulet nga vendet e rajonit. Elementi që ka ndikuar më së shumti në rritjen e çmimit të kostove të shqiptarëve janë ushqimet dhe pijet dhe kostot e transportit. Deri më tani ekonomia ka pasur performancë pozitive dhe inflacionin të jetë i kontrolluar, kjo falë masave dhe subvencioneve të dhëna nga qeveria”, tha ministrja.  

 

Të fundit