Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ministrja injoron helmimin e fëmijëve, vijon me propagandën ‘alla’ Rilindje

Ministrja injoron helmimin e fëmijëve, vijon me propagandën

17 fëmijë të një kopshti shtetëror në Gramsh kanë rezultuar të infektuar me salmonelë. Shkak dyshohet se janë bërë ushqimet e kontaminuara të cilat janë konsumuar nga të vegjëlit.

Prindërit protestuan sot para Bashkisë së Gramshit duke kërkuar përgjegjësi nga autoritetet dhe kontroll e garanci për ushqimet që konsumojnë fëmijët e tyre në kopsht.

Përballë shqetësimeve të prindërve, ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu ka ofruar një ‘show’ tipik të Rilindjes. Ministrja ka heshtur përballë skandalit, madje nuk ka bërë asnjë reagim në Facebook.

Përkundrazi, Manastirliu ka zgjedhur të shesë propagandën duke publikuar për ironi, një shkollë të rikonstruktuar në Gramsh.

“Shkolla 9-vjeçare “Rilindja” në Gramsh, me standarde europiane, klasa të reja e mjedise bashkëkohore do të ofrojnë kushte dinjitoze për 250 nxënës dhe mësues, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Gramshit”, shkruan Manasitrliu në Facebook.

Të fundit