Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ministrja iu nxjerr pamjet kryebashkiakëve: Ja situata me mbetjet

Ministrja iu nxjerr pamjet kryebashkiakëve: Ja situata me mbetjet

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në kryebashkiakët e vendit për të folur për trajtimin e mbetjeve urbane, ku nuk ka kursyer kritikat e ashpëra ndaj tyre.

Ndërsa ministrja e Mjedisit dhe Turizmit Mirela Kumbare ka treguar me foto gjendjen e mbetjeve në qytetet e vendit. Ajo iu nxori kryebashkiakëve pamje të plehrave në rrugë apo mjedise publike. Si kryeministri dhe Kumbaro kritikoi bashkitë e Himarës, Durrësit, etj, ndërsa vleësuan punën e bërë në Korçë dhe Lezhë.

"Këto foto të plehrave janë marrë në bashkitë Himarë, Kavajë, Durrës, Shkodër, Vlorë, në Sarandë, në Fier, në rrugën Fier-Tepelenë. Unë besoj që në bashkitë e bregdetit kjo e tanishmja duhet të jetë një kohë pastrimi.

Nuk mungojnë shembujt e mirë, ka pak komunikim mes jush, më lejoni tiu jap një model, Korça ka modelin më efikas të pastrimit të mbetjeve. Çështja e mbetjeve do buxhet. Do t'iu jap modelin e Lezhës, bashki bregdetare, e mbingarkuar në Verë, pyes veten pse Shëngjini dhe Talja ishin më të pastrat të sezonit, ka dy arsye sipas mendimit tim.

Bashkia Lezhë e ka konsideruar këtë një prioritet, nga koshi deri në landfillin e Bushatit duke i vënë një buxhet të rëndësishëm dhe  e dyta kryetari i bashkisë dhe punonjësit e ndiqnin këtë çështje vetë", tha Kumbaro.

Të fundit