Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ministrja Kumbaro: Jam maskuar gjatë verës dhe kam inspektuar problematikat në plazhe

Ministrja Kumbaro: Jam maskuar gjatë verës dhe kam inspektuar

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka deklaruar sot se gjatë verës është shfaqur e maskuar për të inspektuar problematikat në plazhe.

E ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, Kumbaro tha se ka parë nga afër situatën në Dhërmi, duke u maskuar me syze dhe kapele.

 “Në mes të Dhërmiut, mes dy plazheve private unë kam bërë inspektime në terren gjatë gjithë sezonit, e fshehur nën syze dhe kapele, anonime. Nuk më ka njohur askush dhe kam lëvizur nëpër territor sa herë që kishte reagime në  Facebook, shkoja vetë dhe e verifikoja e maskuar.

Kam parë plazhe në Dhërmi, mes dy plazheve private, plazh publik që ishte përgjysmë bosh, ndërkohë që dy plazhet anash ishin plot. Kjo mania për të shkuar në mëngjes apo për të gjetur një moment që ca shezlongë janë bosh, nuk ia vlen që të zgjatemi”, u shpreh Kumbaro.

Të fundit