Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kushi justifikon largimin e të rinjve shqiptarë: Ikin në Gjermani sepse aty po plaket popullsia

Kushi justifikon largimin e të rinjve shqiptarë: Ikin në Gjermani

Në nisjen e vitit të ri shkollor, u mbajt sot Kongresi Kombëtar i Arsimit. Ministrja e Arsimit Evis Kushi teksa foli për politikat që qeveria do të ndërmarrë në kuadër të fëmijëve dhe studentëve, iu referua edhe tendencës në rritje të të rinjve shqiptarë për t’u larguar nga vendi.

Kushi tha se të rinjtë largohen drejt vendeve të Evropës, kryesisht në Gjermani, pasi aty popullsi apo plaket dhe vendi ka nevojë për rritje në tregun e punës.

“Një tendencë me të cilën po përballet i gjithë rajoni ballkanik, një pjesë e të rinjve largohen nga rajoni për studime apo punësim drejt vendeve perëndimore si është Gjermania por jo vetëm. Vende që duke qenë drejt plakjes së popullsisë, e duke pasur nevoja në rritje në tregun e punës kanë hapur dyert për të rinjtë tanë. Veçanërisht për mjekët infermierët, por edhe profesione të tjera të kohës”, tha Kushi.

Të fundit