Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ministrja tregon nivelin e borxhit publik: Shqetësim mbetet inflacioni i lartë

Ministrja tregon nivelin e borxhit publik: Shqetësim mbetet inflacioni i

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka bërë me dije se niveli i borxhit publik për tre mujorin e parë të këtij viti, arriti në 69.6%. Ajo nënvizoi se shqetësimi kryesor është inflacioni pasi normat kanë ardhur në rritje dhe në muajin maj, arriti në 6.7%.

"Rritja ekonomike ne tremujorin e parë ishte 5.97%. Ne presim rritje me 3.24% rritje për gjithë vitin. Ka pasur rritje në të gjithë sektorët më e lartë ka qenë tek ndërtimi me mbi 25%, ndjekur më pas nga tregtia. Konsumi i popullatës u rrit me 8.6% dhe përbën peshën kryesore të rritjes ekonomike.

Përshpejtimi i rritjes ekonomike dhe ngadalësimi i huamarrjes së brendshme dhe të huaj ka cuar në rritje të nivelit të borxhit që për tre mujorin e parë ka arritur në 69.6%. Ngadalësimi i nivelit të borxhit vihet re që në vitin 2021. Shqetësimi kryesor është inflacioni. Në 5 mujorin e parë, inflacioni është 5.2%, kur vetëm në muajin maj arriti në 6.7%”, tha ministrja.

Të fundit