Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ministrja tregon se kur pritet të ulen çmimet: Edhe ai i naftës do të stabilizohet

Ministrja tregon se kur pritet të ulen çmimet: Edhe ai i naftës

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj doli në një konferencë për mediat, ku paralajmëroi stabilizim të çmimeve, të cilat muajt e fundit kanë njohur vetëm rritje.

Ajo tha se çmimet do të nisin të stabilizohen në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti. Ibrahimaj tha se e njëjta gje vlen edhe për çmimin e naftës dhe karburanteve të tjera.

Ministrja bëri me dije se të ardhurat dhe shpenzimet janë rritur krahësuar me një vit më parë. Rritjen e kryesojnë shpenzimet.

“Të ardhurat dhe shpenzimet janë rritur në krahësim me një vit më parë. Të ardhurat në vitin 2021 janë rritur me 20% në raport me 2020-ën dhe 11% me 2019-ën.

Shpenzimet janë rritur 21% krahësuar me vitin 2020 dhe 11.2% në raport me vitin 2019. Kjo rritje e investimeve është materializuar në rritje ekonomike.

Pritshmëritë janë që në gjysmën e dytë të vitit 2022 çmimet në vend të stabilizohen. Dua të ndalem te çmimet e karburanteve. Karburantet kanë efektin më të lartë të inflacionit të importuar.

Çmimi i naftës është rritur nga mospërputhja e kërkesës dhe ofertës në tregjet ndërkombëtare. Çmimi i gazit u rrit me ardhjen e dimrit dhe stoku u ul në vendet evropiane. Rritja e çmimit të gazit solli dhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Parashikohet ulje graduale e çmimeve të naftës, duke filluar nga gjashtëmujori i dytë i këtij viti”, tha ministrja.

Të fundit