Flash News

Ditari i Maxhorancës

Miratohen ndryshimet në statutin e PS, ngrihen dy sekretariate, shkarkohen 61 kryetarët e degëve

Miratohen ndryshimet në statutin e PS, ngrihen dy sekretariate, shkarkohen

Sekretari i Organizativ i PS, Blendi Klosi, ka prezantuar ndryshimet e bwra nw statutin e Partisw Socialiste.

Klosi prezantoi krijimin e një sekretariati ekzekutiv në të gjitha bashkitë e vendit, si edhe sekretariatin për emigracionin si një strukturë që do të asistojë në votën e emigrantëve dhe diasporës. Ndërt të tjera, Klosi shtoi se  është parashikuar të bëhen edhe zgjedhjet për kryetar të PS në të gjitha bashkitë e vendit.

Ne kongresin e sotëm është miratuar dhe vendimi për shkarkimin e të gjithë kryetarët e degëve të PS në 61 bashkitë.

“Analizat që bëmë në qark e bashki, shprehën nevojën e rëndësishme për të krijuar një jetë arkivore të partisë, zyra të hapura, që kanë më shumë informacion mbi rezultatet në garën e fundit elektorale. Na kërkohet të krijojmë në zyrat tona një zyrë të hapur për të mbledhur opinionet e qytetarëve, por edhe zyrë që të ketë më shumë të dhëna për PS. Shumë më tepër për të krijuar bashkëjetesën e nevojshme për të qenë pjesë e strukturës sonë. Prandaj, është një ndryshim i paraqitur në statut, krijimi i një sekretariati ekzekutiv, në nivelin e të gjitha bashkive e natyrisht edhe komunitetit të PS të zonës dhe një raportim në qendrën e bashkisë që të kemi një arkivim më të plotë. Grupimi tjetër ka të bëjë me një reformë të madhe, për votën e emigrantëve dhe diasporës. Na kërkohet të kemi më shumë struktura. PS s’mund të kufizohet vetëm brenda territorit.

Duhet të krijojmë struktura në emigracion, por statuti i ri na krijon hapësira për struktura. JO vetëm të mbahen lidhje me strukturat e Tiranës, por këto degë duhet të furnizohen me njerëzit që duan të votojnë në Shqipëri. E fundit po aq e rëndësishme, sa i përket një dimensioni të ri, është dimensioni politik, për atë ç’a duhet të diskutojmë me njerëzit. Në këtë statut, duke pasur qëndrimin ta përmbledhim atë dhe ta bëjmë libër parimesh dhe t’i rezistojë jetëgjatësisë. Të përgatisë këtë parti për rezultate më të forta elektorale, duhet t’i japim votën statutit të ri. Duhet të bëhemi një parti edhe më e fortë elektorale, për t’u përgatitur për betejën e radhës”, tha Klosi.

Të fundit