Flash News

Ditari i Maxhorancës

Miratohet fondi 12 mln dollarë për rimbursimin e barnave anti-COVID; kush do të përfitojë

Miratohet fondi 12 mln dollarë për rimbursimin e barnave anti-COVID;
Foto Ilustruese/ Kryeministri Rama duke folur nga foltorja e Parlamentit

Qeveria shqiptare ka miratuar fondin 12 milion dollarë për rimbursimin e barnave anti-COVID. Shuma do të jetë në dispozicion të të gjithë qytetarëve shqiptarë që preken dhe kurohen me ilaçe anti-Covid.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, relatori i buxhetit, Anastas Angjeli tha se pritet të dale një vendim qeverie që do të përcaktoje edhe listën dhe koston e barnave të rimbursueshme për të prekurit me COVID.

“Në VKM-në e qeverisë për ilacet e rimbursuara do dalin numri i ilaceve të cilat janë të përdorshme. Tani unë personalisht nuk i kam hyrë kësaj sepse aty do dali një protokoll i caktuar ilaçesh, por synojmë që një i sëmur me COVID të marrë një anti-virus dhe një për imunitet dhe do përcaktohet. Ne kemi vënë fondin e plotë sa e kanë kërkua ata.

Nga përllogratitjet që kemi bërë, kjo është 1.2 miliard lekë që do i shtohen buxhetit të shtetit për të rimbursuar ilaçet për kurim nga Covid-19 për çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë që preket dhe kurohet me ilaçet anti-Covid. Ky është një lajm i mirë për shqiptarët, një lajm i mirë dhe për ne, Komisionin tonë të Ekonomisë, që u përpoq bashkë me Ministrinë e Financave për të gjetur zgjidhje për këtë çështje", tha Anastas Angjeli gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave.

Kërkesat e miratuara në komisionin e ekonomisë do të kalojnë të hënën në seancë plenare. 

Të fundit