Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mishi i pulës me salmonelë, Denaj: Ka patur vështirësi në gjurmimin e plotë të produkteve

Mishi i pulës me salmonelë, Denaj: Ka patur vështirësi

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj foli për problemin e shitjes së produkteve të mishit të pulës të importuara nga Brazili, në të cilat është identifikuar përmbajtja e salmonelës.

E ftuar në MCN, ajo theksoi rëndësinë e kontrollit të rreptë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për garantimin e sigurisë ushqimore.

“Në Shqipëri ka pasur shqetësime lidhur me produktet e importuara, sidomos ato të mishit të pulës nga Brazili, të cilat kanë rezultuar të përmbajnë salmonelë. Këto produkte vijnë me certifikata veterinare që sigurojnë shëndetin e kafshëve dhe sigurinë ushqimore. Megjithatë, pas një analize të ngarkesës së filetos së pulës që hyri në pikën doganore të Durrësit, u konstatua prania e salmonelës. Analizat janë bërë nga laboratore të akredituara nga Bashkimi Evropian.

Institucionet përkatëse, përfshirë AKU-në, janë duke zhvilluar hetime dhe kanë gjetur se një pjesë e ngarkesave janë ende në proces gjurmueshmërie. Bizneset importuese kanë detyrimin të informojnë nëse një produkt ka dalë me kontaminim dhe të ndërpresin zinxhirin e furnizimit. Në rastin e kësaj ngarkese, ka pasur vështirësi në gjurmimin e plotë të produkteve, dhe për këtë arsye, janë përfshirë edhe hetimet e tjera, përfshirë ato nga policia dhe prokuroria.

Për më tepër, raportet e Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore kanë evidentuar një rritje të rasteve të salmonelës, me një rritje të ndjeshme të infeksioneve nga vitet e mëparshme. Ky rast nënvizon nevojën për kontrolle të rrepta dhe bashkëpunim ndërkombëtar në garantimin e sigurisë ushqimore.”

Të fundit