Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mitsotakis nuk e ftoi në darkë, Rama i jep “leksione” miqësie: Nuk u ndjeva i fyer

Mitsotakis nuk e ftoi në darkë, Rama i jep “leksione”

Kryeministri Edi Rama, ashtu siç paralajmëroi në Facebook, ka zhvilluar një intervistë me një nga gaztarët e gazetës greke “Kathimerini”, lidhur me çështjen e burgosjes së kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri,

Për gazetën greke Rama ka komentuar “ftohjen” e marrëdhënieve mes tij dhe kryeministrit Kyriakos Mitsotakis i cili nuk e ftoi në darkën joformale të organizuar me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Rama ka thënë se nuk është ndjerë i fyer nga mungesa e ftesës dhe nuk e ka marrë personale, por ai theksoi se nuk do të vepronte si Mitsotakis.

“Në radhë të parë, kam mësuar në jetën time se nuk është gjë e mirë të ndjehesh i fyer personalisht. Asnjëherë nuk marr asgjë personalisht. Thjesht, nuk do veproja njësoj. Besoj se arsyeja e takimit dhe inisiativa që mori Kyriakos janë shumë të rëndësishme. Besoj se nuk duhet që kjo inisiativë e rëndësishme të ishte lidhur me një qëllim tjetër, domethënë të dërgohet një mesazh tek unë, Shqipërisë, për këtë çështje, sado rëndësi t’i japë Greqia. Mendoj se sidomos kur ndodhin ngjarje të pakëndshme mes miqve, miqtë duhet të flasin më tepër me njëri tjetrin, duhet të përpiqen të kuptojnë, të nderojnë miqësinë. Për mua Kyriakos është mik dhe mbetet një mik që vlerësoj dhe respektoj”, ka thënë Rama.

 

Të fundit