Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Mjeku kërkoi 'legalizimin' e ryshfetit, Rama: Mbresëlënës për nga niveli i paturpësisë, shteti s’mund të jetë një rifuxhio për grabitqarët

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të enjte në ceremoninë e e fillimit të punimeve në maternitetitn, 'Mbretëresha Geraldinë'. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri komentoi protestën e bluzave të bardha për arrestimin e dy mjekëve, pasi dyshohet se kanë marrë ryshfet për arrestimin e një 17-vjeçari të plagosuri në Velipojë.
Në lidhje me deklaratën e një mjeku i cili kërkoi "legalizimin" e ryshfetit, Rama e cilësoi si mbresëlënës për nga niveli i kurajos dhe paturpërsia e propozimit. Kryeministri tha se të thuhet të legalizohet ryshfeti, është një masazh kuptimplotë për domosdoshmërinë që lëvizja në sistemin shëndetësor të shtrihet shumë më thellë. Sipas tij, s’mund të ketë në asnjë mënyrë një barazim të të gjithë mjekëve, në perceptimin se të gjithë janë njësoj dhe të gjithë fusin duart në xhepat e pacientëve.
Rama tha se është një zotim i planifikuar që do të mbahet që pagat për bluzat e bardha të rriten deri në 40%.
“Sot shëndetësia është në pararojë të procesit të transformimit. Reforma në shëndetësi është në një kantier të madh. Synimi për autonominë spitalore, si instrument për të rritur kapacitetin në të gjitha aspektet është në një proces të avancuar ashtu sikundër është në proces të avancuar synimi për një hapsirë komunikimi mes bluzave të bardha e pacientëve e familjarëve të tyre.
Më bëri përshtypje një tubim mjekësh me një zëdhënës që kërkonte legalizimin e ryshfetit. Mbresëlënëse për nga niveli i kurajos dhe paturpërsia e propozimit. Patjetër që ne shpërblimin e mjekëve do e rrisim, është një zotim i planifikuar që do të mbahet që pagat për bluzat e bardha të rriten deri në 40%.
Me autonominë spitalore ne kalojmë në një nivel tjetër të konceptimit të shpërblimit të mjekut. Mjekët të paguhen sipas mundit dhe volumit të shërbimit. Ky është thelbi në raport me atë që autonomia spitalore sjell në burimet financiare të mjekëve.
Të thuhet të legalizohet ryshfeti, është një masazh kuptimplotë për domosdoshmërinë që lëvizja në sistemin shëndetësor të shtrihet shumë më thellë. S’mund të ketë në asnjë mënyrë një barazim të të gjithë mjekëve, në perceptimin se të gjithë janë njësoj dhe të gjithë fusin duart në xhepat e pacientëve.
Ndarja mes shumicës që e nderon sistemin tonë shëndetësor dhe është aty për të konfimuar faktet që lidhen me sa shumë ndërveprime kryhen në funksion të pacientëve duke vënë në shërbim të tyre dijen e mundin bën nga ana tjetër që të jetë e domosdoshme që mjekë e infermierë trondisin opinionin publik kur shfaqen si gjakpirës, të ndiqen e përndiqen deri në fund nga forca e ligjit.” u shpreh kryeministri.
Rama tha se do të vijohet me një luftë brenda sistemit shëndetësor, ndërsa paralajmëroi se disa individë do të jenë aty për të ndarë të njomin nga i thati.
“Kjo është nga ana jonë, jo nga ana e drejtësisë së re, për të vendosur në presion të dyfishtë sistemin tonë publik. Jo thjesht sistemin tonë shëndetësor, por atë publik. Këto që bëjnë të humbasin një pjesë të rëndësishme të pjesës së tyre nëse sistemi vazhdon të ushqejë parazitë dhe grabitqarë që janë aty për t’i shërbyer shtetit dhe njerëzve. Kjo është arsyeja se pse edhe në spitale, kemi vendosur që të shtrijmë deri në fund rrjetin e individëve që do të jenë aty për këtë punë, për të ndarë ose për të kontribuuar për ndarjen e të njomit nga i thati. S’mund të ketë luftë kundër të keqes nëse ajo është e ndarë mes pushtetit ekzekutiv dhe atyre që janë jashtë këtij pushteti, në të gjitha nivelet. Lufta do të zhvillohet brenda në radhë të parë. Vetëm kështu do të rriten të ardhurat, besimi, solidariteti, dinjiteti dhe respekti dhe do të vendosen në vendin që e meritojnë në sytë e të gjithëve, ata të cilët bëjnë detyrën. Vetëm kështu Shqipëria do të ngjitet në atë majën ku prej shumë vitesh është penguar që të ngjitet dhe kështu shteti do të bëhet aleati dhe bashkudhëtari i domosdoshëm i qytetarëve. Në të kundërt, është e vështirë, shumë e vështirë.
Këto që po ndodhin për fat të mirë janë shenjat e para të një ndryshimi që do të shkojë duke u thelluar, në çdo nivel. Shteti s’mund të jetë një ‘rifugio pegatori’ për mëkatarë e grabitqarë në kurriz të qytetarëve, që e mbajnë në këmbë shtetin me kontributet e tyre. S’mund të mëkatohet me gjakun e pacientëve, lotin e familjarëve, e djersën e qytetarëve, në asnjë sistem. Këto janë mëkate që shkojnë shumë përtej personales. Unë besoj se ne jemi në rrugën e duhur, por në këtë rrugë ku po synohet që Shëndetësia në Shqipëri të bëhet pikë referimi për të gjithë rajonin. Kemi mjekë të jashtëzakonshëm, infermierë të zotë dhe kjo s’mund t’i poshtërojë një segment brenda tyre, që shkon në drejtim të kundërt me drejtimin e historisë. Për hir të së vërtetës kemi dhe një lidership që se kemi pasur asnjëherë në krye të punës tonë në sistemin e shëndetësisë. Lidershipin e ministres, e drejtuesve ambiciozë. Kemi dhe një boshllëk në vëzhgim për të plotësuar këto pika, pasi jo në çdo pikë kemi njerëzit e duhur.”, -tha Rama.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38