Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Moçal interesash", Rama flet për punësimet në administratë dhe kritikon socialistët: Jo për vete dhe krushqinë

"Moçal interesash", Rama flet për punësimet në
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer as kritikat socialistët në Asamblenë e PS. Gjatë fjalës ai tha se punësimet në administratë nuk duhet të shërbejnë "për vete dhe krushqinë”. Kryeministri iu kërkoi socialistëve që të punojnë më shumë  dhe t'i harorjnë kafenetë.

“Nëse duam një parti që të rifitojë përsëri e përsëri besimin e shqiptarëve, por jo vetëm kaq. Partia e katandisur nëpër rrugë e nëpër kafene, duhet zhdukur nga sytë e popullit. Nëse duam që shqiptarët të na afrohen shumë më shumë, dhe nëse duam që Shqipëria e kësaj periudhe të historisë ne kemi fatin ta shkruajmë për aq sa na takon. Pas dy zgjedhjeve të ardhshme do ngjitemi vërtet në majat ku na takon pastaj ta lemë stafetën në ajsbergët e tjerë", tha Rama.

Ky i fundit u shpreh se partia nuk duhet të lëvizë vetëm në prag të zgjedhjeve dhe se nuk mund të jetë një moçal interesash, siç e quajti Rama.

"Partia nuk mund të zgjohet vetëm kur vijnë zgjedhjet dhe nuk mund të mbahet gjallë si një moçal interesash. Grupet e priviligjuara të mos kthehen në struktura keqbërëse.

E vërteta e hidhur është se pavarësisht dallimeve tona të mëdha me rivalët, pasqyra e partive shqiptare në pushtet që prej 30 vitesh në sytë e komunitetit ngjan si një cop e filmit 'koncert në vitin 1936', tha Rama. Ai rreth të privilegjuarish, jo individë por strukturë keqbërëse është një nga armiqtë e transformimit jetik", shtoi kryeministri.

Të fundit