Flash News

Ditari i Maxhorancës

Politikania holandeze i pret fjalën në Berlin, Rama: Jam burrë nga Ballkani, e kemi traditë të flasim shumë

Politikania holandeze i pret fjalën në Berlin, Rama: Jam burrë

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ditën e parë të punimeve të kongresit të partive Socialiste Europiane në Berlin. 

Pasi foli për disa çështje si menaxhimi i krizës energjetike, sulmi kibernetik nga Irani, akuzat ndaj Bashkimit Europain për standard të dyfishta etj., politikania holandeze Kati Piri, e cila moderonte kongresin ka ndërhyrë duke i ndërprerë fjalën kryeministrit Rama, duke i kujtuar se ka një limit kohor.

Rama iu përgjigj duke i thënë se vjen nga Ballkani dhe se të folurit gjatë vjen si shkak i traditës.  

Piri: Zoti kryeministër, ja këtë urrej kur moderoj, sepse ka vetëm dy minuta...

Rama: Nuk duhet të kërkosh asnjëherë kufij kur do të flasësh me burra nga Ballkani. Kurrë!

Piri: E di, kam shumë për të mësuar nga ju

Rama: Ne vijmë nga një traditë ku flasim shumë dhe duket se Margaret Thatcher e kishte me ne kur thoshte: Nëse doni të flisni, gjeni burra, nëse doni të ndreqni gjërat, bëjeni me gratë”.  

Të fundit