Flash News

Ditari i Maxhorancës

‘Momenti i vështirë me Berishën’, Nikolla: Kur më thërriste “ndrikull”

‘Momenti i vështirë me Berishën’, Nikolla: Kur

Kryetarja e parlamentit, Lindita Nikolla ka treguar në emisionin “Politiko”, një nga momentet më të vështira të saj, në kohën kur ishte ministre e Arsimit.
Etiketimet e ish-Kryeministrit Sali Berisha, në kohën kur e thërriste “ndrikull Nikolla”, i ka cilësuar si një moment të vështirë.

“Komunikimin e shoh si një pikë të fortë, nuk kam pengesa me askënd, as me Berishën, por sigurisht që një moment i vështirë komunikimi, ishte kur Berisha më thërriste “ndrikull”. Për fat të keq, lufta politike në Shqipëri përqendrohet në denigrime të figurës dhe personalitetit”, u shpreh Nikolla.

Kryetarja e Kuvendit shtoi më tej se askush nuk ka ndjerë nga Edi Rama, sulme denigruese si ato të bëra nga ish-Kryeministri Sali Berisha.

Nga ana tjetër, Nikolla tha se nuk ka ditur asgjë, para shpalljes “non grata” të Sali Berishës, duke mohuar çdo aludim.

Po ashtu, Nikolla u ftua të komentojë edhe koalicionin ‘Shtëpia e lirisë’, të njoftuar sot nga Berisha me LSI.

Uroj mos ta konsiderojë si shtëpinë e 8 janarit, Berisha nga jashtë, Basha nga brenda”, tha shkurtimisht Nikolla.

Të fundit