Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mori pjesë në fushatë me “bekimin” e Ramës, mbërrin në KQZ shkresa për gjobitjen e Dallëndyshe Bicit

Mori pjesë në fushatë me “bekimin” e Ramës,

Në KQZ ka mbërritur një shkresë ankimore kundër Dallëndyshe Bicit, ku kërkohet gjobitja e saj. Drejtuesja e Kadastrës u denoncua pak ditë më parë për pjesëmarrje në takimet elektorale.

Kërkesa ankimore është bërë nga “Qëndresa Qytetare” e cila kërkon konstatimin e shkeljes dhe gjobitjen për pjesëmarrjen në fushatë. Po ashtu kërkohet edhe gjobitja e Partisë Socialiste.

Kujtojmë që disa ditë më parë Dallëndyshe Bici mori pjesë në një takim elektoral në Kukës, në mbështetje të kandidati socialist, Safet Gjici. Në fjalën e saj, Bici u shpreh “se jam këtu me bekimin e kryeministrit”.

“Jam ketu me bekimin e Kryeministrit për qe ne krah te kandidaturës me të mirë për Kukësin. Duke qenë drejtoreshë për shumë vite ne qeverine shqiptare me eshte dhene mundësia për të punuar edhe me kryetarë bashkie te djathtë, por me kryetar Safetin nuk me ka pushuar telefoni per hallet tuaja, për hallet e gjithesecilit”, tha Bici para disa ditesh.

Mori pjesë në fushatë me “bekimin” e Ramës,

Mori pjesë në fushatë me “bekimin” e Ramës,

 

Të fundit