Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Mos dëgjoni Lulin, Saliun, Monikën…”, Rama thirrje qytetarëve: Kush e do drejtësinë, të mbështesë PS

“Mos dëgjoni Lulin, Saliun, Monikën…”, Rama thirrje

Siç edhe ishte paralajmëruar më parë, ka qenë kryeministri Edi Rama që ka mbajtur i pari fjalën në Asamblenë Kombëtare të PS.

Rama e ka nisur fjalën e tij me batuta e më pas ka kaluar tek punët e bëra nga PS ndër keto 7 vite, duke thënë më tej se mandati i tretë i duhet për të përfunduar të gjitha ato çfarë kanë ngelur përgjysmë më parë.

Sipas tij nëse dikush e do drejtësinë duhet të  votojë për PS dhe të mos dëgjojë Lulin, Saliun apo Monën.

“Sot drejtësia si drejtësi në sensin e sistemit të drejtësisë është një kantier ku punohet, ku ka plot akoma rrëmujë, ku ka plot pisllëk, ku ka plot ende për të përfunduar, por ku për herë të parë, që nga ndryshimi i sistemit janë vendosur themelet, e një sistemi drejtësisë që do t'u japë mundësinë fëmijëve tanë që nesër të mos e pësojnë si ata që ishin fëmijë apo lindën në 1990 dhe që sot janë bërë burra e gra dhe nuk e kanë një siste, drejtësie të drejtë.

Nuk mjafton as vullneti dhe as vizioni, apo ligjvënia, por shumë më tepër se kaq. Duhet kohë. Sistemeve të drejtësisë që ne i referohemi nuk duhet ta harrojmë që janë ngritur yhyy, jo kur nuk s'kishim lindur akoma, po as ata që na kanë bërë kokën, s'kishin lindur akoma. Ndërkohë që ne falë faktit që jemi në një sfidë ku s'jemi vetëm, dhe kemi BE, do i kapërcejmë etapat për të arritur që brenda një dekade të kemi drejtësinë që kanë të tjerët, se nuk e kanë pasur, por e kanë ndërtuar vetë.

Të gjithë eksperiencën që e e marrim, nuk e kishim, por e krijuam vetë, së bashku me aleatin e SHBA. përtej drejtësisë, ku e përsëris njerëzit kanë shumë të drejtë, edhe unë si ata, secili prej nesh të thonë dhe themi ku është drejtësia sot? Patjetër që nuk është ende aty ku e presim, në pozicion është një ferishte që po përpëlitet në pelenat e përgjakura të një lindjeje të vështirë, ama kujt i shkonte mendja dhe kush tjetër mund ta bënte, se do vinte dita në vend që korporata më e madhe antishtet, fitimprurëse nën kostumin e shtetit, në paprekshmërinë e vetë, do të cmontohej dhe një pastrim kaq masiv do të fillonte dhe do të materializohej para syve tanë, askujt. Dhe kjo është arsye për të kuptuar se kush do drejtësinë nesër duhet të mbështesë PS. Dhe mjafton të dëgjojnë Lulin, Saliun, Monikën, edhe pse Luli bën ca i thonë këta tre të tjerët për të kuptuar që me ne në krye ka shumë vështirë, por nesër do të ketë drejtësisë. me ta në krye do të ketë vështirësi, jo drejtësi", tha Rama.

Të fundit