Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Mos e prek Tony Blair”, Rama “i ndalon mendimin” historianit që i kujton gabimet e këshilltarit

“Mos e prek Tony Blair”, Rama “i ndalon mendimin”

Kryeministri Edi Rama ka pasur sot të ftuar në  podcastin e tij “Flasim”, historianin dhe gazetarin e famshëm britanik, Timothy Garton Ash.

Gjatë bashkëbisedimit Timothy ka kritikuar qeverisjen e Tony Blair, që sipas tij ishte ndër shkaqet që ndodhi më pas dalja e Britanisë nga BE-ja.

“Mendoj që një nga gabimet që bëri Toni Blair, të cilin e admiroj për shumë gjëra – e tija ishte një periudhë e mrekullueshme  e historisë britanike – gabimi që bëri ishte të besonte se ishte e mundur që të kishte vetëm hapje, hapje, hapje; hapje të shoqërisë, hapje të financave, hapje të ekonomisë, hapje të emigracionit pa pasur asnjë reagim! Sepse në fakt pati një reagim.

Dhe slogani i përkrahësve të Brexit-it, që iu dha fitoren – meqë ra fjala, vetëm 52 për qind me 48 për qind, mos harro, nuk ishte aspak e pashmangshme – ishte “Rimerr kontrollin”. Ajo çfarë ndodh tani në Gjermani është që udhëheqësit gjermanë po flasin për “kontrolverlust” (humbjen e kontrollit).

Pra, mendoj se të gjitha shoqëritë tona kanë nevojë për atë ndjesinë që gjërat janë nën kontroll, që imigracioni po menaxhohet. Pra, mendoj se ky ishte një gabim i viteve të Blair-it, që e paguam shtrenjtë. Por fakti që tani po përpiqemi ta vëmë nën kontroll, si të gjitha vendet e tjera europiane, nuk do të thotë se është fundi i larmisë sonë kulturore, është përtej saj- tha historiani.

Por kryeministri Rama ka thënë se nuk duhet të fliste për Blair në praninë e tij.

“Mos e prek Tony Blair-in në praninë time”. Thjesht, mos e prek”, u shpreh kryeministri.

 Më tej Timothy Garton Ash është shprehur se ai e kishte mik Tony Blair.

”Shiko, unë e kam mik Tony Blair-in. Ai është i rritur mjaftueshëm, për të pranuar gabimet e tij”, u shpreh historiani .

Kujtojmë se Rama e ka këshilltar Tony Blair dhe gjatë gjithë 10-të vjeçarit si kryeministër nuk ka bërë asnjë lloj transparence për marrëdhënien financiare.

Të fundit