Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Mos hesht, por jepi zgjidhje situatës"; Rama u thotë 'po' naftëtarëve të Ballshit, por me një kusht

"Mos hesht, por jepi zgjidhje situatës"; Rama u thotë
Foto Ilustruese; Rama përballë gazetarëve

“Ndalni grevën dhe ulemi diskutojmë për hallin tuaj!”, ka qenë ky mesazhi i kryeministrit Rama drejtuar naftëtarëve të Ballshit.

“Unë jo vetëm nuk po hesht, por po përsëris çdo ditë: Ndalni grevën dhe ulemi diskutojmë për hallin tuaj! Nuk ka negociata me presione e me ultimatume në një familje, po ka qarje halli me logjikë e me zemër të hapur! E thjeshtë: Dilni nga greva dhe do vij unë vetë tek ju menjëherë”, shkruan Rama në Twitter.

Ky apel i përsëritur i kreut të qeverisë vjen në një moment kur naftëtarët shënonjë ditën e 24 të grevës së urisë, ndërkaq gratë naftëtare, një javë nga futja në grevë.

Përmes një thirrje ndaj Ramës pak minuta më parë, minatorët i kërkuan kryeministrit t’i japë zgjidhje situatës dhe të mos heshtë, por nisë një grup negociator.

Të fundit