Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mos humbni fytyrën/ Pas 'kërcënimit të Ramës, kandidatët e PS tërheqin kërkesën nga KQZ

Mos humbni fytyrën/ Pas 'kërcënimit të Ramës,

“Ligjin e bën maliqi”. Ja dhe njëhërë tjetër u shpalos autoriteti dhe frika që kryeministri Rama u ka futur grupit të tij politik.

Kandidatët socialistë për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, Blerina Gjylameti, Etilda Gjonaj dhe Xhemal Qefalia kanë tërhequr kërkesën e tyre drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të parë pamjet filmike të numërimit të votës preferenciale.

Balla tha sot ankesat i ben partia, por theksoi se kanidatët mund të bejnë kerkesa, por u shpreh se transparencen sipas Kodit Zgjedhor e ben KQZ.

Ky veprim i kandidateve socialistë vjen pas mesazhit të kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë këshillonte që  të mos e bëjnë diçka të tillë, duke u thënë se “humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën.”

Po kështu, kreu i qeverisë shprehet në përfundim të mesazhit të tij duke u thënë kandidatëve “përfytyrojeni vetë se sa keq do të ndjehet kushdo që do t’i hyjë kësaj rruge, duke ushqyer qenerinë mediatike, kur në fund mali i mbarsur mund të mos pjellë as një mi.”

Mesazhi i Ramës:

Kam marrë njoftim me trishtim për disa iniciativa individuale, për të kërkuar filmime, rinumërime e ku di unë çfarë tjetër për votën preferenciale!

Natyrisht që nuk mund të ndaloj askënd të veprojë me kokën e vet, por duke qenë se këtu në këtë dritare jemi ende një skuadër dhe unë dua që kështu të mbetemi do të këshilloja që të mos i hyhet asaj rruge.

Sepse së pari humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën, kur në fakt nuk ka asnjë shans zero, që me gjithë ata sy mbi ekrane të ketë devijime vote në përmasa që do ta mbushnin hendekun e kujtdoqoftë me ata që kanë dalë fitues jo me 10 a 20, por me shumë më tepër vota diferencë nga pasuesit në klasifikim.

Së dyti, kjo do të thotë të hidhet hije mbi njerëzit tanë, që kanë qëndruar pafundësisht nëpër tryeza numërimi, e që nuk e meritojnë kurrkund një hije të tillë dyshimi për kontributin e tyre të madh.

E së fundi, përfytyrojeni vetë se sa keq do të ndjehet kushdo që do t’i hyjë kësaj rruge, duke ushqyer qenerinë mediatike, kur në fund mali i mbarsur mund të mos pjellë as një mi

Të fundit