Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shembjet e shtëpive, kompani “fantazmë” për ndërtimin e Portit të Durrësit, Balluku: Mos i hidhni benzinë zjarrit

Shembjet e shtëpive, kompani “fantazmë” për

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku ka folur për banorët e zonës së Paskuqanit, shtepitëve e të cilëve do të shemben për shkak të projektit të “Unazës së Madhe’.

Në një deklaratë pas mbledhjes së kabinetit qeveritar, Balluku ka deklaruar se të gjithë banorët, edhe ata që kanë banesa të palegalizuara do të akomodohen.

Ajo ka kërkuar që të mos i hidhet benzinë zjarrit dhe se të gjithë banorët do të dëmshpërblehen. Balluku u shpreh se ky është një projekt i vjetër.

"Fjala devijim nga doli. Që kur e bëni pyetjen e parashtroni në një mënyrë jo të drejtë. Mos i hidhni benzinë zjarrit, nuk ka devijim. Është projekt i vitit ’86, ka qenë draft.

Qeveria nuk e ka ndryshuar ndonjëherë gjurmën. Do të marrin përgjigje nga aktet ligjore. Nuk do mbesë asnjë në rrugë. Nuk bëhet fjalë për 100 banesa por për 654. Të palegalizuarit do të akomodohen", tha Balluku.

E pyetur për çështjen e Portit të Durrësit dhe për lajmet se kompania e biznesmenit arab Mohamed Alabbar i ka shitur aksionet e saj te një sipërmarrje në parajsa fiskale, Balluku tha se do t’i japë përgjigje nesër në Parlament.

“Kompania, siç ju e dini, statusin e investitorit strategjik e ka marrë nga AIDA, për qartësi nesër në seancën parlamentare ka një intepelancë. Për sa i përket fantazëm apo jo fantazëm, kjo është diçka që e thoni ju. Nesër do t’i merrni të gjitha përgjigjet gjatë seancës parlamentare”, shtoi ministrja.

 

Të fundit