Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Mos i jepni asnjë votë”, Rama nxit qytetarët e Malësisë së Madhe kundër kandidatit të opozitës

“Mos i jepni asnjë votë”, Rama nxit qytetarët e

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Malësinë e Madhe ku ka prezantuar Tonin Morinaj, kandidati socialist në këtë bashki.

Rama nuk i ka ndalur sulmet ndaj opozitës e këtë herë vendosi në shënjestër kandidatin e saj në Malësi të Madhe, Isa Ramaj. Rama e akuzoi Ramajn se i kishte fryrë përçarjes fetare duke iu kërkuar qytetarëve të mos i japin asnjë votë.

“Dëgjova se këtu ka një kandidat që i fryn përçarjes fetare. Vetëm për këtë arsye atij nuk i duhet me dhënë asnjë votë. Kjo zonë e Shqipërisë ka nxjerrë shumë figura të mëdha të historisë sonë, figura të mëdha të komunitetit katolik e mysliman por nuk njoh asnjë prej tyre që t’i ketë fryrë përçarjes fetare. Përkundrazi, prej tyre kemi mësuar se shqiptarët janë një dhe katolikët e myslimanët”, deklaroi Rama.

Edhe më herët kryeministrit ka kërkuar në qytete të tjera që kandidatët e opozitës të mos votohen, madje kërcënoi se ato bashki që do të fitojë opozita, nuk do të marrin asnjë fond nga qeveria. Mirëpo Rama ka mohuar që të ketë bërë presion apo kërcënime.

Të fundit