Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Mos krijoni iluzione!", Rama: Nëse gjyqtarë e prokurorë të korruptuar s’shkojnë pas hekurave, s’do ndodhë dhe për zyrtarë të lartë

"Mos krijoni iluzione!", Rama: Nëse gjyqtarë e

Kryeministri Rama, gjatë fjalës së tij në konferencën e lartë Anti-Korrupsion, tha se nëse nuk goditet korrupsioni i nivelit të lartë brenda sistemit të drejtësisë, Reforma në Drejtësi nuk do të vlejë dhe për zyrtarët e lartë. "Mos krijoni iluzione!", u shpreh më tej Rama.

“Shqipëria është ende në një proces rritjeje, ende një shtet demokrat shumë i ri. Janë shumë në jetën e një njeriu, 30 vite në procesin e shtet-ndërtimit. Reforma në drejtësi është një moment kyç. E tërë kjo është një garanci për të ardhmen e fëmijëve tanë. Këtu nis e ardhmja e një shteti tjetër, që nesër do të jetë imun.

Nëse shohim sot panoramën e aktualitetit në drejtësi, ajo është dinamike dhe ka shumë të bardhë e shumë të zezë. E bardha është theksuar dhe e zeza është theksuar. Ka shumë shpresë dhe shumë arsye për trishtim. E bardha do të shkojë drejt zgjerimit, e zeza drejt zvogëlimit. Ndërkohë është e domosdoshme të vendoset theksoi sipas mese teksa vettingu bën kërdinë e duhur mbi të gjithë gjërat e akumuluara ndër vite.

Askush mos të ketë asnjë iluzion, s’do të ketë goditje në nivelet e larta, nëse s’do të ketë goditje në nivelet e larta të drejtësisë. S’do të shkojnë pas hekurave, mos të kemi asnjë iluzion se do të ndodh me zyrtarë të lartë. Tani qe po flasim, jam i bindur qe, gjykatës dhe prokurorë, janë duke bërë ndonjë krim në salla gjyqesh ku jepen vendime katastrofike të përmasave ku nuk kanë ndodhur para vettingut, në cënim të pronës, publike e private, me idenë se nuk e kalojmë vettingun.

Ndaj është koha të bëjmë gjithçka që ata mos të dalin nga kjo pjesë e jetës me një thes me para. S’do të shkojmë para drejtësisë e s’do bëhemi shembull, atëherë do të jetë e largët dita kur goditja do të ngjitet më lart. Kjo është premisa ku duhet te fokusohet e gjithë", tha Rama.

Të fundit