Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Mos luani me zjarrin"/ Rama-kryebashkiakëve: Vija ndarëse do bëhet gjithnjë e më e kuqe, 5 problematikat që duhet t’i adresoni urgjent

"Mos luani me zjarrin"/ Rama-kryebashkiakëve: Vija ndarëse

"Mos luani me një zjarr që do të bëhet gjithnjë e më përvëlues në kushtet kur drejtësia e re do ketë gjithë mbështetjen time  kundër kujdo prej jush që do luajë me zjarrin." Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama para kryebashkiakë, gjatë takimit në Kryeministri, lidhur me prokurimet publike.

Kreu i qeverisë i ka paralajmëruar krerët e bashkive se do të përfundojnë në SPAK, nëse abuzojnë me procedurat e prokurimit publik.

Lidhur me paketa e re ligjore në fushën e prokurimeve publike, Rama renditi pesë kritere, që tani e tutje do duhet të zbatohen nga kryebashkiakët, pasi në të kundërt, sipas tij, ata do të përballen me hetuesit e SPAK.

Kryeministri iu drejtua kryebashkiakëve se puna e tyre si titullarë do të matet me rezultatet konkrete në procedurat e prokurimit. Rama iu tha krerëve të bashkive se vija ndarëse mes miqësisë dhe PS-së dhe akteve abuzive me detyrën që secili prej tyre ka marrë nga populli, do vijë duke u bërë gjithnjë e më e kuqe.

“Ju sugjeroj shumë dashamirësisht të mos përziheni me procesin e prokurimeve publik, të mos luani me një zjarr që do të bëhet gjithnjë e më përvëlues në kushtet kur drejtësia e re do ketë gjithë mbështetjen time dhe të PS kundër kujdo prej jush ose kujtdo qoftë që do luajë me zjarrin.

Ndër procedurat e asistuara 88.5% e procedurave kanë rezultuar me probleme, në hartimin e kritereve, ndaj dhe bashkive përkatëse u janë dërguar rekomandime precize nga Agjencia e Prokurimit Publik. 52.5% e bashkive nuk kanë reaguar dhe nuk kanë bërë asnjë reflektim në proces të rekomandimeve teknike të Agjencisë së Prokurimit Publik. Tani, qepja me dorë e procedurës së tenderit e cenon drejtpërsëdrejti shkallën e pjesëmarrjes dhe drejtësinë e konkurrencës së operatorëve publikë.

Është një teknikë grabitqare, e shëmtuar, përjashtuese. Nga shqyrtimi i të dhënave në lidhje me numrin e ofertave të paraqitura, që janë asistuar nga Agjencia e Prokurimit Publik për periudhën janar-prill 2021 dhe gjithë 2020 rezulton se mesatarja e numrit të ofertave është vetëm 2.1%. Nga ana tjetër, rezulton se nga 61 bashki 47 prej tyre për më shumë se 50% të procedurave kanë vetëm një operator. Gjatë vitit 2020 dhe janar-prill 2021, rezulton se pas hetimit administrativ të 136 procedura prokurimi të kryera në bashki apo institucionet e varësisë janë konstatuar përzgjedhje të pajustifikuara të procedurës me negocim, pro0bleme në përllogaritjen e fondit limit, vendosje kriteresh të veçanta, kualifikim dhe shpalle fitues e operatorëve që nuk plotësojnë kriteret. Si rezultat, janë dënuar me gjobë 156 punonjës dhe me masë disiplinore 62 punonjës.

Tani dua t’iu informoj se do të kalojë nga dënimet me gjobë në denoncimet në SPAK, në çdo rast kur shkeljet përbëjnë dyshim për tender. Le të jetë cilido qoftë prej jush, por jo unë, as PS, që do të shkojë para hetuesve të SPAK apo trupës së Gjykatës Speciale, për të dhënë shpjegime.

Problematikat kryesore që kanë nevojë të adresohen dhe duhen adresuar pa asnjë hezitim, pa asnjë tolerancë, nga ana juaj, dhe që do të monitorohen e trajtohen në rast shkelje pa asnjë tolerancë, janë: e para rritja e menjëhershme dhe e qëndrueshme e konkurrencës në procedurat e prokurimit. E dyta, rritja e përgjegjshmërisë dhe integritetit për procedurat, planifikim në kohë, që të shmanget kanceri, në të cilin prej disa vitesh në nivelin e qeverisë qendrore i kemi larë duart, ndërsa në nivelin e qeverisë vendore kanceri vazhdon ha lekë, me negociim, pa procedurë.

E treta, çdo përdorim qartazi abuzim, do të konsiderohet i paligjshëm dhe do t’i dërgohet SPAK. E katërta, të gjitha procedurat pa negociim do të shkojnë në SPAK. Të shmanget në mënyrë kategorike hartimi i kritereve, qepja me porosi, në kundërshtim me legjislacionet e fushës, duke kufizuar forcërisht konkurrencën.

E pesta, parantezë për të katërtën për këtë e për ato që thash do keni asistencën teknike të Agjencisë së prokurimit, por bashkitë duhet të reagojnë. Mos reagimi fare, sikur këtu gjithë ky ekip shkruan letra të mbyllura në shishe që hidhen në det, ose mosargumentimi për pse është vendosur një kriter i veçantë për të cilin APP ka rekomanduar të hiqe, do të përfshihet në hetim administrative e do të dërgohet për hetim penal në SPAK.

Autoritetet kontraktore duhet të rrisin përgjejgshmërinë në zbatimin e kontratave. Puna juaj si titullarë do të matet me rezultatet konkrete në procedurat e prokurimit që t’i përsëris edhe një herë shkoqur:

1- Numri i pjesëmarrësve për procedurë
2- Vlera e kursyer në arkën e bashkisë
3- Kufizimi drasstik deri ne eleminim të procedurave me nogicim pa shpallje
4- Realizimi i kontratave sipas kushteve.

Për gjithë sa më sipër ju kërkoj me këmbëngulje, para se të jetë vonë për këdoqoftë këtu, përvetësimin nga ana juaj të gjithë parashikimeve të reja ligjore, si edhe vetëdijësimin tuaj për pasojat që do të vijnë në rast mos respektimi të parashikimeve të reja ligjore.

Roli që ju duhet të merrni në ndryshimin e perceptimit të korrupsionit sistematik në sistemin e prokurimit publik, është sa themelor, aq edhe i panegociueshëm me qeverinë me PS e me mua personalisht. Ju jeni shok, shoqe e miq të mitë, por vija ndarëse mes miqësisë dhe partisë sonë dhe akteve abuzive me detyrën që secili prej nesh ka marrë nga populli, do vijë duke u bërë gjithnjë e më e kuqe e do skuqet deri në përvëlim përgjatë gjithë mandatit të tretë të PS.”- tha Rama.

Të fundit