Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mosakordësia PD-PS për hetimin e Inceneratorëve, Felaj: Opozita 'e vdiq' me qëndrimin e saj

Mosakordësia PD-PS për hetimin e Inceneratorëve, Felaj: Opozita

Mbledhja e parë e Komsionit Hetimor për Inceneratorët për këtë vit, nisi me debate mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës, të cilët nuk ranë dakord për zgjatjen e afatit.

E ftuar në studion e Report Tv, nënkryetarja e këtij komisioni Ermonela Felaj, u shpreh se plani i hetimit që duhet të shtrihet në një afat prej 3 muajsh, përfundon të premten. Sipas Felajt, opozita nuk ra dakord më përfundimin e punimeve, duke theksuar se "e vdiq" komisionin me qëndrimin e saj.

“Plani i hetimit duhet të shtrihet brenda afatit 3 muaj, afati mbaron të premten që vjen dhe brenda kësaj kohe duhej të operohej nga Komisioni Hetimor. Në kohën e mbetur janë vetëm dy etapa që duhet të kryheshin, shkuarja në vend, ne edhe këtë e ofruam që gjatë ditës së sotme të shkonim dhe po kështu marrja e dëshmive të niste nga dita e premte dhe të përfundonte deri në momentin e fundit. Opozita nuk e pranoi këtë gjë. Opozita e vdiq komisonin për shkak të qëndrimit”, tha Felaj në Report Tv.

Felaj shtoi se Partia Demokratike iu shmang ballafaqimit duke thënë se po e përdorin si tekst për propagandë.

“PD iu shmang këtij ballafaqimi, nuk janë të zotët, kanë kërkuar gjithmonë që këtë komision ta kenë si tekst për propagandën e tyre të ditës. Refuzuan ti bindeshin rregullores së Kuvendit”, vijoi Felaj.

Të fundit