Flash News

Ditari i Maxhorancës

Moti i keq në vend, Rama: Policia e Shtetit në gatishmëri, qytetarët të telefonojnë në numrin 112

Moti i keq në vend, Rama: Policia e Shtetit në gatishmëri,

Shqipëria është në një situatë të keqe dhe të rënduar për shkak të motit të keq, ku pothuaj i gjithë vendi është "pushtuar" nga reshjet e dendura të shiut dhe në disa vende në veri e juglindje ka dhe reshje bore.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka reaguar dhe kryeministri Rama, i cili thotë se Policia e Shtetit është në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë. Ai thotë se të gjithë qytetarët mund të adresohen në numrin 112 në rast nevoje, ose mund ta bëjnë thirrjen përmes telefonit në Komisariatin Dixhital.

"Edhe Policia e Shtetit prej ditësh në gatishmëri, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë.
Është përforcuar shërbimi edhe në të gjitha Sallat Operative të Policisë, ku qytetarët mund të adresohen përmes numrit 112 ose përmes njoftimit nga smartfoni në Komisariatin Dixhital,"
- shkruan Rama.

Të fundit