Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Mua më besojnë gratë, jo burrat", Rama: Në Kamëz luftojnë akoma komunizmin

"Mua më besojnë gratë, jo burrat", Rama: Në

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot dy familje dibrane dhe kuksiane në Kamëz, të cilat janë futur në banesat e reja duke përfituar nga procesi i rindërtimit.

Kreu i qeverisë tha se atë e besojnë gratë dhe jo burrat, teksa shtoi se në Kamëz duan të luftojnë prap komunizmin, por ai do i bëjë të gjitha, pavarësisht se për kë votojnë.

“Erdha se nuk e besonit. Gratë më besojnë mua. Nuk më besojnë burrat. E di pse më besojnë gratë se e dinë se çfarë është puna. Nuk bëhen gjërat kollaj. Kurse burrat i dinë kollaj gjërat. Detyrën kemi bërë ne dhe do ta bëjnë deri në fund. Ne e fituam mandatin e tretë. Këtu në Kamëz prapë duan të luftojnë komunizmin por prapë ne do ia bëjmë të gjitha nuk ka rëndësi për kë votojnë”, deklaroi Rama.

Djali i familjes i tregoi Ramës disa piktura për të cilat mori përgëzime prej tij. “Më mirë të bësh pikturë sesa të lozësh bingo. Rrofshi të jeni mirë”, u shpreh Rama.

Të fundit